Kosovë – 7 qershor 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku deri tani janë numëruar 97.36% e kutive të votimit.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 43.03% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.21%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.68% të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.10%.
Numërimi i votave vijon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përmbylljes së procesit.